Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti në vizitë dy ditore në Austri

22 Nëntor, 2021

 

Prishtinë, 22 nëntor 2021

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00. Transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij diskutimi do të bëhet në kanalin zyrtar të Institutit “Karl Renner” në YouTube dhe në rrjetin social Facebook. Informacionet e plota mbi këtë organizim mund t’i gjeni në vegëzën më poshtë:

https://www.renner-institut.at/eventdetails/artikel/albin-kurti-kosovo-a-ray-of-hope-for-democracy-in-south-eastern-europe/

Last modified: 22 Nëntor, 2021

Comments are closed.

×