Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti pjesëmarrësit e festivalit “Ylberi i Prishtinës”

1 Korrik, 2022

Prishtinë, 1 korrik 2022

Festivali “Ylberi i Prishtinës”, sikurse festivalet tjera, përveç programit cilësor, shërben edhe si mjet i komunikimit dhe rritjes së shoqërisë me shtetet tona mike, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen për artistët e vegjël dhe udhëheqësit e grupeve muzikore nga Kosova dhe vendet e tjera pjesëmarrëse.

Kryeministri veçoi këtë edicion, me pjesëmarrës nga Ukraina, e që po mbahet në një kohë kur Evropa gjendet në një krizë të rrallë me ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë.

Festivali “Ylberi i Prishtinës” ka katalizuar dhe edukuar gjenerata të tëra që nga vitet e ‘90-ta, tha kryeministri.

Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një program me shumë kapacitete dhe module të reja për të rinjtë dhe të vegjëlit, në mënyrë që ata të zhvillohen në një ambient të pasur dhe të dashur kulturor.

Po ashtu theksoi mbështetjen e Qeverisë për të gjithë akterët dhe strukturat që shtyejnë përpara vlerat tona të përbashkëta njerëzore dhe ngritin nivelin e edukimit përmes artit.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×