Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë

13 Korrik, 2023

Podujevë, 13 korrik 20223

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë në orët e vona bashkë me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë.

Me këtë rast kryeministri Kurti i falënderoi punëtorët e inxhinierët për punën e tyre të pandalshme ditë e natë, për ta përfunduar në afatin sa më të shpejtë kohor këtë rrugë.

Në fillim të javës, në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri kishte mirëpritur për një tryezë diskutimi pronarët e kompanive të ndërtimit të rrugëve, njëherë operatorë ekonomikë të kontraktuar në projektet aktuale infrastrukture. Në atë takim, kryeministri Kurti i kishte ftuar ata që të shtojnë kapacitetet e angazhuara në pajisje dhe personel në realizimin e obligimeve të kontraktuara; të respektojnë maskimalisht standardet, kualitetin/cilësinë e materialeve dhe sigurinë në punë; të mundësojnë qarkullimin e automjeteve nëpër segmentet ku punohet në veçanti në periudhën e vizitës së bashkatdhetarëve, dhe në segmentet me qarkullim të madh, të shfrytëzohet edhe nata për të ekzekutuar punët. Gjithashtu kishte shprehur gatishmërinë që t’i vizitoj punët të cilat kryhen edhe gjatë natës në stinën e verës.

Kjo rrugë e cila po zgjerohet ka një gjatësi të gjithmbarshme rreth 15 km në llote të ndryshme dhe kap vlerën prej rreth 35 milionë euro.

 

Last modified: 14 Korrik, 2023

Comments are closed.

×