Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti diskutoi me ekspertët e forenzikës për mundësinë e ofrimit të ndihmës për Ukrainën

20 Prill, 2022

Prishtinë, 20 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, takuan ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe ata të ngarkuar me çështjet e ADN-së pranë Agjencisë Kosovare për Forenzikë.

Gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët kosovarë të forenzikës në territorin e Ukrainës, si ndihmë e Republikës së Kosovës për shtetin që ka dy muaj që është nën sulmet e ashpra ushtarake të Federatës Ruse.

Ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësa forme të ndihmës për Ukrainën.

 

 

 

 

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×