Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bisedoi me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet

1 Maj, 2023

Bruksel, 1 maj 2023

Një ditë para takimit të nesërm të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fasilituar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Brukseli zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ata folën për agjendën e takimit të nesërm dhe pritjet nga ky takim dhe për, siç theksoi kryeministri Kurti, rëndësinë që Marrëveshja Bazë dhe Plani i Zbatimit të saj të zbatohet në tërësi dhe me mirëbesim.

Ai falënderoi z. Chollet për rolin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës në kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës javën e kaluar, dhe për angazhimin e tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Last modified: 2 Maj, 2023

Comments are closed.

×