Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Isa Mustafa vizitë zyrtare në Lituani

8 Nëntor, 2015

Vilnius, 8 nëntor 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Lituanisë, Algirdas Butkevičius.

Gjatë qëndrimit në Vilnius, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime me kryeministrin Butkevičius, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe personalitete të tjera në Lituani.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime të ndara me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Graužinienė, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius.

Gjatë takimeve të kryeministrit Isa Mustafa me udhëheqësit e shtetit të Lituanisë, do të bisedohet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të  Kosovës, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët. 

Last modified: 8 Nëntor, 2015

Comments are closed.

×