Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Isa Mustafa priti shefin e misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane

16 Tetor, 2015

Prishtinë, 16 tetor 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Republikën e Kosovës, Jacques Miniane, i cili ndodhet në mision për rishikimin e  implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së.
 
Duke folur për zhvillimet ekonomike në Kosovë, kryeministri Mustafa, e njoftoi për progresin që po arrihet, për performancën pozitive fiskale, stabilitetin financiar, treguesit pozitiv në ekonomi, si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.
 
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe për ecurinë pozitive të programit të Kosovës me FMN-në.
 
Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi lartë përkushtimin dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në raport me zbatimin e marrëveshjes me FMN-në.
 
Miniane, po ashtu, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për progresin që po bën në avancimin e sistemit të prokurimit publik.
 
Gjatë takimit, është biseduar edhe për të hyrat dhe shpenzimet, me ç ‘rast është vlerësuar lartë performanca e Qeverisë në këtë drejtim, si dhe për projeksionet buxhetore të vitit 2016 dhe aspektet e tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin financiar dhe reformat fiskale në Kosovë.
 

Last modified: 16 Tetor, 2015

Comments are closed.

×