Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Isa Mustafa përkujtoi Heroin e Kosovës, Luan Haradinaj

6 Maj, 2016

Prishtinë, 6 maj 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Luan Haradinaj, me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike.
 
Në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:
 
Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, në një ndër betejat e para të UÇK-së, pas një rezistence epike, ra heroikisht luftëtari i brezit të parë të luftës çlirimtare, Luan Haradinaj.
 
Luan Haradinaj dhe luftëtarët e tjerë të lirisë vendosën gurthemelin e shtetit të  Kosovës, i cili ditë pas dite po arrin suksese të gjithanshme.
 
Republika e Kosovës do t’i përkujtojë dhe do të krenohet përjetësisht me Luanin dhe bashkëluftëtarët e tij.
 
Sakrifica tyre na obligon që të punojmë me përkushtim në jetësimin e aspiratave të qytetarëve për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, të integruar në strukturat euroatlantike dhe në miqësi të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të.
 
Zoti e bekoftë Luan Haradinajn,

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.

Last modified: 6 Maj, 2016

Comments are closed.

×