Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Isa Mustafa ngushëlloi Familjen Kryeziu pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Halit Kryeziu

3 Nëntor, 2015

Prishtinë, 3 nëntor 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi Familjen Kryeziu pas ndarjes nga jeta të veprimtarit Halit Kryeziu, deputet i Kuvendit të Kosovës, njëherësh delegat në miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 Shtator 1990.

Në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

E nderuara Familje Kryeziu,

Me pikëllim dhe dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar, Halit Kryeziu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, njëherësh delegat në miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 Shtator 1990.
 
Me punën dhe përkushtimin e tij për dekada të tëra në shërbim të Kosovës, Halit Kryeziu, ka dhënë kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe mbarë Kosovës.

Ndarja nga jeta e veprimtarit Halit Kryeziu është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për vendin tonë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllime për humbjen tuaj të madhe.

Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Last modified: 3 Nëntor, 2015

Comments are closed.

×