Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC)

16 Qershor, 2012

Jeddah, 16 qershor 2012

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, prof. Ekmeleddin Ihsanoglu.

Sekretari Ihsanoglu ka shprehur konsideratë të veçantë për vizitën e parë të kryeministrit Thaçi në selinë e kësaj organizate dhe paraqiti një historik të kesaj organizate lidhur me përkrahjen  e Kosovës, që nga viti 1996 deri më sot.

Sekretari Ihsanoglu u zotua se do të vazhdojë perpjekjet e tij për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që akoma nuk e kanë bërë këtë. Vlen të theksohet se nga 57 shtete anëtare të OIC-së, 30 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Thaçi e falënderoi Sekretarin Ihsanoglu për pritjen e ngrohtë dhe kontributin e deritashëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe njëkohsisht shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë me vendet anëtare të kësja organizate.

Kryeministri Thaçi paraqiti një pasqyrë të zhvillimeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke nënvizuar idenë se pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet. Si rezulatat i punës së mirë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 2 korrik 2012, Grupi Ndërkombëtar Drejtues do të merr vendimin për përfundimin e Mbikëqyrjes së Pavarësisë, theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi e shfrytëzoi rastin që ta ftojë sekretarin e OBI-së, prof. Ekmeleddin Ihsanoglu, që ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Last modified: 16 Qershor, 2012

Comments are closed.

×