Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim koordinatorin për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ambasadorin Mehmet Tasher

20 Shkurt, 2008

Prishtinë, 20 shkurt 2008

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim koordinatorin për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ambasadorin Mehmet Tasher, me ç’rast ka pranuar origjinalin e letrës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Turqisë.

Kryeministri Thaçi ka falënderuar shtetin dhe popullin turk për njohjen e pavarësisë dhe për mbështetjen e gjithanshme që ka bërë për Kosovën, duke vlerësuar se marrëdhëniet e veçanta kulturore-historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të kultivohen dhe do të avancohen edhe në të ardhmen, ku një kontribut të çmuar do të japë edhe komuniteti turk në Kosovë, që do të jetë një urë lidhëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Ambasadori Mehmet Tasher është shprehur se akti i njohjes së pavarësisë nga Republika e Turqisë është dëshmi e marrëdhënieve të veçanta me Republikën e Kosovës, me ç’rast Turqia është e interesuar të mbështesë stabilitetin në Ballkan dhe beson se pavarësia e Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e regjionit.
 

Last modified: 20 Shkurt, 2008

Comments are closed.

×