Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për sulmin ndaj konsullatës së SHBA-së në Bengazi, ku mbeti i vrarë ambasadori Christopher Stevens dhe tre zyrtarë tjerë amerikanë

12 Shtator, 2012

Në telegram thuhet:

Shkëlqesi

Me pikëllim të thellë mësova lajmin për sulmin kriminal që ka ndodh sot ndaj konsullatës së SHBA-së në Bengazi të Libisë që mori jetën e ambasadorit Christopher Stevens si dhe të tre punonjësve tjerë të konsullatës.

Asgjë nuk mund të justifikoj një veprim të tillë. Këto akte të sulmeve kriminale ndaj ambasadave dhe personelit janë të patolerueshme dhe në kundërshtim  me të drejtën ndërkombëtare dhe cenojnë rëndë paqen dhe bashkëpunimin midis popujve dhe kombeve të botës së civilizuar.  Është e dhimbshme sidomos për faktin që një tragjedi e tillë po ndodh në një vend që sapo ka kaluar një periudhë të vështirë nën një regjim totalitar.

Duke u bashkuar me dhembjen e familjes dhe gjithë popullit tuaj për këtë humbje, Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Last modified: 12 Shtator, 2012

Comments are closed.

×