Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjarët e të aksidentuarve në tragjedinë e Himarës

21 Maj, 2012

Në telegramin e ngushëllimit shkruan:
 
“Lajmi për tragjedinë e rrokullisjes së autobusit me student, afër Himarës, ku humbën jetën 11 prej tyre, na tronditi të gjithëve. Vrulli i rinisë studentore, që po bëhej gati të bashkohej në përpjekjet për të zhvilluar vendin e tyre, u ndërpre nga një shmangie tragjike nga rruga e autobusit me të cilin po udhëtonin ata.
 
Më lejoni që në këtë moment pikëllimi dhe dhimbjeje, të ju shpreh Juve, Qeverisë  së Shqipërisë dhe gjithë familjeve të studentëve që humbën  jetën në këtë tragjedi, ngushëllimet e mija të sinqerta.
 
Populli i Kosovës dhe qeveria e tij, ndiejnë dhembje dhe dëshirojnë të jenë pranë jush dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre për lirinë dhe perspektivën për një  jetë më të mirë.”

Last modified: 21 Maj, 2012

Comments are closed.

×