Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr vendim që të emërojë z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës

8 Prill, 2011

Prishtinë, 8 prill 2011
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenin 6 (paragrafi 4,1) dhe nenin 7 (paragrafi 5 dhe paragrafi 6) të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nxjerr:
 

VENDIM
 

1. Z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
2. Z.Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës. Ai do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
3. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Last modified: 8 Prill, 2011

Comments are closed.

×