Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim sot në Nju Jork me kryeministrin e Republikës së Turiqsë, Recep Tayyip Erdogan

23 Shtator, 2011

Prishtinë, 23 shtator 2011

Kryeministri Thaçi, pasi vlerësoi lartë bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, theksoi se është në interes të të dyja vendeve që ky bashkëpunim bilateral të thellohet në të gjitha fushat, me theks të veçantë në kuadër të proceseve të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Në takim, kryeministri Thaçi mori garancinë nga homologu i tij turk, Erdogan që Republika e Turqisë do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe në inkurajimin e investitorëve nga Turqia për të shtuar investimet ekonomike në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Thaçi falënderoi kryeministrin Erdogan për përkushtimin e tij për të mbështetur proceset demokratike dhe shtetndërtuese në Kosovë. 

Last modified: 23 Shtator, 2011

Comments are closed.

×