Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Japoni

5 Qershor, 2012

Prishtinë, 5 qershor 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga 6 deri në 9 qershor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Japoni.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Kryeministri Thaçi do të takohet me Lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar Naruhito, si dhe do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me Ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano, si dhe do të vizitojë Odën Japoneze të Ekonomisë dhe Industrisë.

Fokusi i kryesor i të gjitha takimeve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me zyrtarët më të lartë shtetëror të Japonisë do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi do të ritheksojë ftesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për investitorët japonezë për të investuar në Republikën e Kosovës, duke pasur për bazë krijimin e mundësive të favorshme për investime të huaja në shtetin më të ri në Evropë.
 

Last modified: 5 Qershor, 2012

Comments are closed.

×