Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot, përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton

23 Shtator, 2011

Prishtinë, 23 shtator 2011

Në takimin e zhvilluar në Nju Jork, Baronesha Ashton përgëzoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për lidershipin e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për përkushtimin dhe punën e mirë në sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me zëvendëspresidenten e BE-së, Catherine Ashton mori rikonfirmimin që Kosova ka perspektivë të sigurtë evropiane.

Në takim, kryeministri Thaçi shprehu angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
 

Kryeministri Hashim Thaçi i ritheksoi baroneshës Ashton gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar me forcimin e qeverisjes së mirë, reformat substanciale në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës evropiane të Kosovës. 

Last modified: 23 Shtator, 2011

Comments are closed.

×