Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka hapur sot bursën e NASDAQ’ut në New York

22 Shtator, 2011

Prishtinë, 22 shtator 2011
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka hapur sot bursën e NASDAQ’ut në New York, duke i rënë kambanës simbolike që nënkupton fillimin e një dite të re në treg.
 
Paraprakisht, kryeministri Thaçi u prezantua nga zyrtarë të kësaj burse si Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Nga ana tij, kryeministriThaçi falënderoi NASDAQ-un për mundësinë dhe tha se Republika e Kosovës si shtet i ri është i hapur për investimet e huaja.

Last modified: 22 Shtator, 2011

Comments are closed.

×