Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon presidentin e SHBA-ve Barak Obama dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

4 Korrik, 2010

Në tekstin e mesazhit thuhet:

Shkëlqësia  Juaj, President Obama,

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emerin tim Ju shpreh urimet më të sinqerta.

Kjo ditë shënon një të arritur madhore për popullin amerikan, për shtetin tuaj dhe mbarë botën demokratike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dha vazhdojnë të jenë sinonim i demokracisë së zhvilluar, vend i progresit tekonologjik dhe bartës të vlerave universale politike, humanitare dhe të sigurisë globale.

Vlerat e shpirtit amerikan frymëzojnë popuj, kombe dhe shoqëri anembanë botës.

Kontributi i SHBA-ve në përkrahjen e luftës së drejtë të popullit të Kosovës është historik dhe vendimtar, gjë që ka krijuar respekt të lartë dhe besim të patejkalueshëm në mesin e qytetarëve tanë.

Besimi dhe miqësia e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj në vlerat e shoqërisë amerikane  është udhërrëfyes i shoqërisë sonë të  lirë.

Kontributi i SHBA-ve në forcimin dhe afirmimin e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, është i pazëvendësueshëm.

Duke uruar që kombi amerikan dhe administrata Juaj të shënojnë edhe më shumë suksese, lulëzim, përparim e mirëqenie, edhe njëherë urime Dita e Pavarësisë.

Hashim Thaçi

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 4 Korrik, 2010

Comments are closed.

×