Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, z. Dodë Gjergji dhe besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve

6 Prill, 2012

Në telegramin e urimit thuhet:
 
Shumë i nderuar Shkëlqesi, Imzot Dodë Gjergji 
Të nderuar besimtarë të krishterë,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit të Kosovës  dhe në emrin tim, Ju z.Gjergji dhe gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës, Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve, duke iu uruar mirësi, paqe dhe lumturi.

Kjo festë e shenjtë është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.
 
Ky festim bëhet edhe më i veçantë në vitin kur ne po e përmbyllim suksesshëm pavarësinë e mbikëqyrur, dhe po ecim sigurt drejt perspektivës së ndritur euroalantike.

Edhe njëherë urime dhe përgëzime të ngrohta për Festën e Pashkëve!

Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës 

Last modified: 6 Prill, 2012

Comments are closed.

×