Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Deva, me rastin vdekjes së shkrimtarit dhe pedagogut Agim Deva

2 Shkurt, 2009

Në telegram thuhet:
 
E nderuara familje Deva,

 
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e poetit, prozatorit dhe pedagogut Agim Deva.
 
Me vdekjen e Agimit, letërsia për fëmijë humbi një krijues të talentuar dhe të plotë, ndërsa studentët një pedagog të përkushtuar dhe të zellshëm.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës

Last modified: 2 Shkurt, 2009

Comments are closed.

×