Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hamzaj, me rastin vdekjes së gazetarit Bardh Hamzaj

1 Qershor, 2012

Prishtinë, 1 qershor 2012

E nderuara familje Hamzaj,

Me pikëllim dhe dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Bardh Hamzaj.

Vdekja e hershme e Bardhit është humbje për familjen tuaj, miqtë dhe gjithë kolegët e tij.

Bardh Hamzaj ka dhënë kontribut të çmuar në gazetarinë e Kosovës, me punën e tij të palodhshme si gazetar, redaktor dhe autor librash me vlerë për të lartë publicistike.

Vdekja e Bardhit është humbje e një pene të rryer dhe e një mendjeje analitike që do t’i mungojë gazetarisë kosovare.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen familjarit tuaj të çmuar.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 1 Qershor, 2012

Comments are closed.

×