Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi u takua me përfaqësuesit e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas

16 Qershor, 2012

Jeddah, 16 qershor 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli u prit nga përfaqësuesit e Odës  së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas.

Sekretari i Përgjithshëm i OTI-së, z. Adnan Mandouroh, i uroi mirëseardhje kryemnistrit Thaçi dhe në emër të përfaqësuesve të biznesit të OTT- së shprehu konsideratë të lartë, duke konstatuar se prezenca e delegacionit të nivelit të lartë shtetëror të Kosovës për OTI e Jeddas është ngjarje e veçantë.

Para përfaqësuesve të OTI-së, kryeministri Thaçi e pasqyroi gjendjen e sigurisë dhe të legjislacionit në  Kosovë, dhe më këtë rast  ftoi investitorët dhe biznesmenët nga Arabia Saudite që ta vizitojnë Kosovën si vend të mundësive të mëdha.

Kosova ka resurse të pasura në industri, agrokulturë, turizëm dhe degë të tjera të ekonomisë, që mund të henë atraktive për investitorët dhe biznesmët e Arabaisë saudite, tha mes tjerash kryemnistri Thaçi.

Ndërkaq,  zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Behxhet Pacolli para përfaqësuesve të OTI-së së Jeddas në mënyrë të veçantë foli për resurset natyrore, klimën biznesore , aspektet bankare dhe aspektet e ekonomisë së Kosovës në rajon dhe më gjerë.

Zëvendëskryeministri Pacolli foli për fushat konkrete të ekonomisë ku kompanitë dhe biznesmët e  Arabisë Saudite do të mund të investonin me sukses, duke garantuar mbrojtjen ligjore dhe kujdesin shtetëror të Kosovës për investitorët e jashtëm.

Kosova duke qenë anëtare e FMN-së dhe BB, e CEFTA-s dhe së shpejti edhe BERZH, është vend që ofron mundësi të mëdha për kompanitë dhe bizneset  ndërkombëtare, tha mes tjerash zëvendëskryeministri Pacolli.

Pas dite, Kryemnistri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi u takua me përfaqësuesit e mediave kryesore të Arabisë Saudite, të cilat shprehën interesimin për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, për njohjet e pavarësisë dhe qëndrimet e qeverisë së Kosovës për ngjarjet kryesore në rajon e shtetetve islamike dhe më gjerë.

Kryeministri Thaçi shfrytëzoi rastin që para përfaqësuesve të nediave ta falënderojë Mbretin Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud për përkrahjen e Kosovës dhe ndihmën që ka bërë Arabai Sauditë për refugjatët në kohën e luftës si dhe për rindërtimin e Kosovës.

Last modified: 16 Qershor, 2012

Comments are closed.

×