Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi takoi Stephen O’Brian , nënsekretar i shtetit në DFID për çështje Evropiane

22 Maj, 2012

Prishtinë, 22 maj 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, prit sot në takim Stephen O’Brian, nënsekretar i shtetit në DFID për çështje evropiane.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për çuarjen përpara të reformave në politikë, ekonomi dhe legjislacion dhe për tema tjera me interes.

Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi lartë mbështetjen që ka dhënë DFID-i që nga periudha e pasluftës,  duke theksuar se kjo mbështetje ishte kruciale në mënyrë të veçantë për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Në takim, kryeministri Thaçi prezantoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e plotë të agjendës evropiane të integrimit.

Nga ana tjetër, O’Brian tha se ka mbetur i impresionuar nga përkushtimi që ka parë në Kosovë, si dhe i përpjekjeve që po bënë Qeveria e Republikës së Kosovës që të reformojë vendin dhe të hyjë në mesin e vendeve përparimtare të Evropës.

Ai siguroi kryeministrin Hashim Thaçi se Britania e Madhe do të vazhdoj të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj.

 

Last modified: 22 Maj, 2012

Comments are closed.

×