Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi priti në takim zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi

9 Shtator, 2011

Prishtinë, 9 shtator 2011
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në  takim zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.
 
Në takim është biseduar për marrëdhëniet e mira dypalëshe në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe për bashkëpunimin ndërfqinjësor.
 
“Republika e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët e vet, në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal, që është një ndër parakushtet kryesore për integrimin e plotë të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO” – theksoi kryeministri Thaçi dhe shtoi se “ në këtë kuadër marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë të shkëlqyera dhe ato vetëm sa do të forcohen edhe më tej”.
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi në takimin e sotëm theksuan po ashtu rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë në kuadër të procesit të integrimeve evropiane, si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Last modified: 9 Shtator, 2011

Comments are closed.

×