Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi përshëndet vendimin e FIFA-s që të lejoj kombëtaren e Kosovës të zhvilloj lojë miqësore ndërkombëtare

22 Maj, 2012

Prishtinë, 22 maj 2012
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përshëndet vendmin e FIFA-s, që i mundëson kombëtares së Kosovës në futboll të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Në deklaratën e kryeministrit thuhet:

Vendimi i FIFA-s që të lejojë kombëtaren e Kosovës në futboll të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare, është një hap i madh dhe i rëndësishëm për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, që do të ndihmoj që shteti ynë i ri të njihet edhe më shumë dhe të tregoj vlerat e veta.

Gjatë gjithë këtyre viteve, futbollistët kosovar kanë treguar kualitete të larta të lojës si pjesë e kombëtareve dhe e klubeve të ndryshme botërore. Tani, ky vendim do t’iu mundësoj atyre që të mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës dhe të afirmojnë sportin kosovar, duke ndihmuar kështu  diplomacinë kosovare në prezantimin e denjë të Republikës së Kosovës në botë.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës 

Last modified: 22 Maj, 2012

Comments are closed.

×