Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi ngushëllon kryeministrin e Norvegjisë, Jens Stoltenberg

23 Korrik, 2011

Prishtinë, 23 korrik 2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, me rastin e sulmeve në afërsi të ndërtesës së kryeministrisë norvegjze dhe tjetri në ishullin Otoy.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

I nderuari kryeministër  Stoltenberg,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e 91 personave nga shpërthimet që ndodhën në  vendin tuaj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, qeverisë tuaj, popullit norvegjez dhe familjarëve të viktimave, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira do të jetë pranë qeverisë dhe popullit norvegjez, me gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.  

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Last modified: 23 Korrik, 2011

Comments are closed.

×