Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Foniqi nga Karaçeva e Poshtme e Dardanës

20 Mars, 2009

Prishtinë, 19 mars 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Foniqi nga fshati Karaçevë e Poshtme, komuna e Dardanës, me rastin e vdekjes tragjike të birit Erion Foniqi.

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Foniqi,

Me dhembje dhe pikëllim të madh, morëm lajmin tragjik për vdekjen e birit tuaj, nxënësit Erion Foniqi.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 20 Mars, 2009

Comments are closed.

×