Prishtinë, 19 mars 2009
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Foniqi nga fshati Karaçevë e Poshtme, komuna e Dardanës, me rastin e vdekjes tragjike të birit Erion Foniqi.
Në telegram thuhet:
E nderuara familje Foniqi,
Me dhembje dhe pikëllim të madh, morëm lajmin tragjik për vdekjen e birit tuaj, nxënësit Erion Foniqi.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 20 Mars, 2009