Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi i uron të gjitha gratë e Kosovës, me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

8 Mars, 2011

Në telegramin e urimit thuhet:

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi ëshë një festë e rëndësishme për gruan dhe nënën, si pjesë e shoqërisë, që shënohet në tërë botën demokratike.

Përgjatë gjithë historisë roli i nënës dhe i gruas ka qenë i domosdoshëm për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore. Në këtë kuadër, gruaja kosovare ka luajtur një rol të rëndësishme në të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet më vendimtare të historisë së Kosovës.

Sot, në të gjitha institucionet e shoqërisë sonë gruaja është duke zënë vendin e merituar dhe duke dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës.

Festa Ndërkombëtare e Gruas na sensibilizon që të jemi të kujdësshëm dhe t’i japin hapësirën e merituar këtij potenciali të pashterrshëm të shoqërisë njerëzore.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dua që të gjitha nënave dhe grave të Kosovës ua uroj Festën e 8 marsit.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovë

Last modified: 8 Mars, 2011

Comments are closed.

×