Zyra e Kryeministrit

Kryeministri bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Kryeqytetit

18 Prill, 2024

Prishtinë, 18 prill 2024

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, 18 Prillit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë.

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryeministri tha se i kujtojnë sot dëshmorët dhe martirët e Marecit, 27 dëshmorë dhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve. Ai gjithashtu theksoi se nga sot e katër ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës, e cila ka ndodhur në fshatin Makoc e ku janë vrarë 115 civilë në mesin e të cilëve shumë pleq e fëmijë.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e popullit” u shpreh në fund kryeministri.

Të pranishëm në këto homazhe, ishin edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci, Salih Zyba, Enver Dugolli dhe Driton Hyseni.

Deklarimi i plotë i kryeministrit:

Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, jemi bashkë këtu te varrezat e dëshmorëve në Komunën e Prishtinës me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kryeqytetit, 18 Prillit.

Njëkohësisht sot i kujtojmë dëshmorët dhe martirët e Marecit – janë 27 dëshmorë dhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve.
Gjithashtu nga sot e katër ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës, e cila ka ndodhur në fshatin Makoc ku janë vrarë 115 civilë në mesin e të cilëve aq shumë pleq e fëmijë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e popullit!

Last modified: 18 Prill, 2024

Comments are closed.

×