Zyra e Kryeministrit

Komunikatë për Medie (Video)

14 Korrik, 2016

Prishtinë, 14 korrik 2016
 
Më poshtë mund të gjeni vendimin e Qeverisë së Kosovës si dhe transkriptin e mbledhjes ku është marrë vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 300.000 euro për mbështetjen e programit Fullbright si dhe çështjen e ndarjes së shumës prej 50.000 mijë euro nga Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural.
 
Vendimi dhe transkripti konfirmojnë se ky vendim është marrë në procedurë plotësisht të rregullt dhe transparente në mbledhjen e Qeverisë.
 
Së shpejt në uebfaqen e Zyrës së Kryeministrit do të publikohet edhe video e mbledhjes së 86 të Qeverisë së Kosovës, ku mund të konfirmohet vendimi si dhe procesi i votimit.

Last modified: 14 Korrik, 2016

Comments are closed.

×