Zyra e Kryeministrit

KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

14 Qershor, 2012

Prishtinë, 14 qershor 2012

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin kriminal të vrasjes së kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.

Ky veprim qyqar është një veprim i rëndë kundër individit dhe shoqërisë kosovare, kundër institucioneve demokratike të Kosovës dhe mbi të gjitha është një veprim kundër funksionimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Qeveria kërkon nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryesit e kësaj vrasjeje të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

 

Last modified: 14 Qershor, 2012

Comments are closed.

×