Zyra e Kryeministrit

Komunikatë për Media

4 Nëntor, 2015

Prishtinë, 4 nëntor 2015
 
Qeveria e Republikës së Kosovës, vlerëson rëndësinë e takimit që kryeministri Isa Mustafa, së bashku me ministren Edita Tahiri dhe ministrin Bekim Çollaku, kanë zhvilluar sot me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
 
Gjatë takimeve, është biseduar për proceset integruese të Kosovës, nënshkrimin dhe ratifikimin e MSA-së, liberalizimin e vizave, si dhe për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shprehur përkushtimin e saj për të avancuar rrugën integruese evropiane, si dhe gatishmërinë për të vazhduar procesin e dialogut ndërmjet dy shteteve të pavarura, për tema të interesit të dyanshëm.
 
Qeveria e Kosovës, po ashtu, ka shprehur përkushtim të plotë për përmbushjen e obligimeve të saj kushtetuese e ligjore dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që lidhen me këto procese të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Kosovës, në përputhje me përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për integrime euroatlantike dhe partneritet të vazhdueshëm me SHBA-të dhe vendet e BE-së. 

Last modified: 4 Nëntor, 2015

Comments are closed.

×