Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj për emisionin “Rubikon” të televizionit Kohavizion

13 Dhjetor, 2018

Prishtinë, 13 dhjetor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Rubikon” të televizionit Kohavizion, foli për ditën, në të cilën do të votohen tri projektligjet që do të bëjnë transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës; kërcënimet nga NATO-ja dhe Serbia; fillimin e punës së Gjykatës Speciale; dialogun me Serbinë dhe me Qeverinë në përgjithësi.

Kryeministri Haradinaj, tha mandati i FSK-së është mandat i ri, jo mandat shtesë dhe dallon nga mandati i mëhershëm. “Forca e Sigurisë së Kosovës, mandatohet për ta mbrojtur Kosovën në përputhje me atë që Kosova është shpallë më 17 shkurt 2008 si vend i pavarur, me rend kushtetues, integritet territorial, sovranitet të vetin”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ky është një privilegj i madh, që ne i marrim përgjegjësitë nga nesër me votim.

I pyetur se ka shumë rezerva, për shkak se është paraparë që të bëhet me ndryshime kushtetuese, kryeministri Haradinaj tha se procesi ka qenë mjaftë sfidues dhe jo i lehtë dhe ende janë nëpër ‘dhimbjet e fundit’, siç thotë populli, ‘para lindjes së madhe’ dhe, falënderoi që kjo situatë është menaxhuar shumë mirë nga të gjitha institucionet, partitë politike, shoqëria civile.

“Kjo është arritur pa një thyerje të madhe. Nuk jemi thyer me aleatët kryesorë, por kemi disa mungesa në komunikim me disa prej anëtarëve të NATO-s.

Deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, kryeministri e komentoi, duke thënë se ai është një njeri i respektuar, që mbanë përgjegjësi të madhe dhe se udhëheqë me një organizatë, që paraqet qëndrimet e të shumtëve dhe ai s’mund të paraqesë një qëndrim të vetin dhe është i detyruar në respektim, qoftë edhe të një anëtari, i cili s’është pajtuar.

Kryeministri Haradinaj tha se nëse ka vend në botë, që NATO ka bërë më shumë për sigurinë, për paqen, stabilitetin, ajo është Kosova, duke ditur po ashtu se sa është shkalla e besimit të ndërsjellë me NATO-n.

Për temat e tjera, për të cilat kryeministri Haradinaj foli në këtë intervistë, mund të ndiqet videoja e bashkëngjitur.

Last modified: 13 Dhjetor, 2018

Comments are closed.

×