Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në Radio Televizionin Shqiptar

31 Dhjetor, 2018

Prishtinë, 31 dhjetor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar foli për zhvillimet e fundit politike në vend, si liberalizimi i vizave, vendosjen e takës për produktet serbe dhe tema të tjera të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Haradinaj tha se ishte sfidë për Kosovën përmbushja e obligimit të fundit, ratifikimi i marrëveshjes Kosovë-Mal i Zi për shënjimin e kufirit, për të cilën gjeten formulë, votuan raportin e Kosmisionit Shtetëror dhe njëkohësisht Deklaratën e Presidentëve për dakordim për korrigjim në drejtimet Çakorr dhe Kullë.

“Me këtë u përmbushën kushtet e parapara për Kosovën për liberalizim. Komisioni e dha vlerësimin që Kosova i ka përmbushur plotësisht kushtet. Parlamenti Evropian poashtu votoi pro. Ka mbetur Këshilli i Ministrave dhe për fat të keq për Kosovën dhe qytetarët e saj, është një neglizhencë nga vendimmarrësit në BE për këtë çështje”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tutje, kryeministri Haradinaj  foli për tarifat me Serbinë dhe tha se ajo erdhi për shkak se Serbia zhvillon agresivitet të madh kundër Kosovës dhe se në mbrojtje edhe të sigurisë kombëtare, interesave të Kosovës në planin e brendshëm, regjional dhe global, janë detyruar të vendosin taksën prej 100 për qind për produktet serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lidhur me idenë e shkëmbimit të kufijve nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj tha se ka menduar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, eshët për normalizim dhe jo për status dhe jo dialog për territore dhe kufij.

“Duke qenë kështu, unë i detyrohem mbrojtjes së Kosovës së 17 Shkurtit 2008 dhe në bazë të detyrës, jam kundër çdo ideje që të lëvizet me kufij”, tha kryeministri Haradinaj.

I pyetur se si do ta përkufizonte marrëdhënien me presidentin Thaçi, kryeministri Haradinaj tha se kanë marrëdhënie të ftohura, por bashkëpunojnë si institucione.

Se si do të jetë viti 2019 në këndvështrimin e kryeministrit Haradinaj, ky i fundit tha se, pa marrë parasysh sfidave që ka pasur dhe pengesave që i janë bërë nga ana e Serbisë, prapë se prapë Kosova ka ecur përpara, si, formimi i ushtrisë, por që duhet punuar më shumë në luftimin e korrupsionit dhe cilitdo krimi në vend, por pakoja e ligjeve që është votuar në Parlament së fundmi, ka qenë e vlerësuar nga Uashingtoni, Berlini.

“Siguria, rendi dhe ligji, forcimi i juridiksionit dhe sovranitetit, mbesin prioritete edhe për këtë vit, por që tani jemi në një terren më të qëndrueshëm”, tha kryeministri Haradinaj.

Edhe për tema të tjera, për të cilat foli kryeministri Haradinaj në këtë intervistë, mund të ndiqen në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 31 Dhjetor, 2018

Comments are closed.

×