Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në Radio Televizionin Shqiptar

5 Mars, 2019

Prishtinë, 5 mars 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin “Përballë” të Radio Televizionit Shqiptar, ka folur për zhvillimet e fundit politike, taksën në veçanti.

Kryeministri Haradinaj, i pyetur fillimisht për raportin me Serbinë, se taksa është një vendim i drejt dhe i vonuar, por në raport me perëndimin, kjo taksë duket kundërproduktive, për shkak se Serbisë i lë një alibi dhe nuk e detyron që të ulet në tavolinë dhe presioni është drejtuar kryesisht ndaj tij, tha se, është me rëndësi të sqarohet se Kosova e pavarur e 17 Shkurtit është një e arritur kompromis, për shkak se dihet, se e drejta e shqiptarëve e mbetur peng, nuk është realizuar në plotni të veten dhe Kosova e pavarur e 17 Shkurtit me territorin që ka, me kufijtë është një zgjidhje e kompromisit dhe është një shpërblim për të drejtën e shqiptarëve.

“E vërteta e asaj që përfaqësoj unë sot si kryetar i Qeverisë, pra është një qeveri që ka dalë nga procese të gjata, të vështira, të dhimbshme dhe nga viti ’99 dhe në të ’19 që jemi tash, janë 20 vjet. 20 vjet, proceset nuk kanë marrë epilog Kosovë –Serbi dhe pas 20 vitesh, agresioni diplomatik , politik dhe i sigurisë i Serbisë ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës është detyruar t’i thotë: ndal!”, tha kryeministri Haradinaj në këtë intervistë, duke shtuar se vendimi për taksën, nuk është i rastësishëm.

Në lidhje me letrat që presidenti Trump i dërgon lidershipit të Kosovës në lidhje me, siç shkruhet: ‘në rast dështimi për të kapur këtë mundësi, do të ishte një kthim tragjik pas dhe një shansë për një marrëveshje paqeje gjithëpërfshirëse, nuk ka gjasa të ndodhë shpesh’ dhe, në letrën e dytë ai thotë që, ‘normalizimi i marrëdhënieve është thelbësore për integrimin në strukturat perëndimore të Kosovës’, kryeministri Haradinaj tha se në letrën e parë presidenti Trump shkruan një letër tematike, ka të bëjë  për dialogun Kosovë-Serbi dhe i shprehet me respekt Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe, në letrën e dytë, kur uron shtetësinë, po ashtu i referohet Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe në të njëjtën kohë e shpreh edhe rëndësinë e një marrëveshje Kosovë-Serbi, për të cilën edhe Kosova është.

“Por, nuk shkohet në tavolinë duke lëshuar pe, pa shkuar ende aty. Nuk mund t’i vendosësh viktimës kushte. Serbia mund të përfitojë nga tregu i Kosovës, nëse bën paqe politike dhe me njohje”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, më tutje theksoi se Kosovës i është provuar t’i servohet që, fati i mëtejmë i shtetësisë së saj, do të varet nga tavolina e Brukselit dhe nga Beogradi dhe këtë e ka ndryshuar nga ardhja e tij në Qeveri.

“Fati i Kosovës është në Kosovë, e ardhmja e Kosovës ndërtohet në Kosovë. Kosova ekziston për shkak të vetvetes dhe popullit të vet. Edhe formimi i ushtrisë, edhe sovraniteti i vendit, janë reale, nuk janë fiktive. Kosova nuk është më ajo që e pret fatin e vet nga disponimi i dikujt në Bruksel ose në Beograd”, tha kryeministri Harainaj.

E plotë intervista e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Përballë”, të RTSH-së, mund të ndiqet në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 5 Mars, 2019

Comments are closed.

×