Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në Radio Televizionin e Kosovës

1 Mars, 2019

Prishtinë, 1 mars 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin “Debat” të Radio Televizionit e Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike, taksën, dialogun, si dhe cështje të tjera, që janë bërë objekt i konfuzionit në një mënyrë apo tjetër që po e përcjell publikun kosovar.

Kryeministri Haradinaj, i pyetur se si do ta definonte raportin e Kosovës  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se, janë disa sfida në marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën. Kryeministri tha se është nis procesi për tu arritur njohja reciproke me Serbinë, e cila duhet të ndodhë në kufijtë ekzistues dhe debatet që kanë ndodhë rreth ndarjes së Kosovës dhe dialogu i lehtësuar prej zonjës Mogherini, ka krijuar trauma në Kosovë dhe rajon.

“Ka qenë kërkesë imja një vit e sa më herët, që Amerika të përfshihet dhe është mirë që ka hyrë ajo, por kur ka hyrë Amerika në temë, tema ka qenë e kontaminuar, e dëmtuar, me mundësitë që ne të japim tokë për njohje”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se, si kryetar i Qeverisë, duke ndjerë këtë proces, ndryshe thënë të blihet njohja me tokë, është detyruar të merr një kurs politik që ka, të cilin e bën me sinqeritetin më të madh për vendin.

Kryeministri Haradinaj, më tutje shtoi se, është me rrezik, nëse procesi shkon deri aty, kur, arrihet një paramarrëveshje, që ka ndodhur në të kaluarën dhe ajo paramarrëveshje, që e merr përkrahjen ndërkombëtare, atëherë është rrezik që e sjell Kosovën në një pozitë ku nuk mund ta ratifikosh ose ecës me një marrëveshje të atillë.

“Sfida kemi me Amerikën, por nuk ka qasje në pozicionim. Kosova dhe populli i saj kurrë nuk do të jenë as antiamerikanë dhe as nuk do të krijojnë ndjenja antiamerikane. Ne jemi të gëzuar për një miqësi që e ka populli jonë për Amerikën dhe do ta vazhdojmë këtë”, tha kryeministri Haradinaj.

I pyetur se çfarë është diskutuar me zyrtarët amerikanë këto ditë dhe se çfarë ka qenë taksativisht kërkesa e tyre ndaj tij, kryeministri Haradinaj tha se, në çdo takim që ka me zyrtarë të lartë amerikan, si nga vizitat që i ka pasur atje, por edhe këtu, ka prezantuar interesimin për rolin e Amerikës në dialog  dhe njëkohësisht për rrezikun dhe kundërshtimin  e tij për mundësinë e marrjes së njohjes duke dhënë tokë.

“Kudo që kam qenë, qoftë i vetëm qoftë në prezencë të presidentit Thaçi apo kolegëve të tjerë, gjithmonë kam mbajtur  një kurs të qëndrueshëm politik, të sinqertë, shumë transparent, pra nuk i kam mashtruar asnjëherë, duke iu thënë se nuk kemi nevojë për njohje, nëse duhet t’iu japim tokë”,  tha kryeministri Hardinaj, duke shtuar se, kur e hapë kufirin, e hapë atë pavarësisë, që është shpallur më 17 Shkurt.

Kryeministri Haradinaj tha se ende është tensioni i atillë në çdo takim, në çdo ngjarje dhe përcillet me këtë traumë dhe mendon se pasojat janë që një pjesë e lidershipit të Kosovës, por edhe të rajonit, i kanë ofruar Shtëpisë së Bardhë një opsion të marrëveshjes me Serbinë, duke u munduar t’i sigurojnë ata që e përkrah e gjithë Kosova.

Kryeministri Haradinaj, tha se këtu i referohet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Rama, i cili ka pas një avancim në një ide me territore dhe shkëmbim

E plotë intervista e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Debat”, të RTK-së, mund të ndiqet në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 1 Mars, 2019

Comments are closed.

×