Zyra e Kryeministrit

Intervistë e Kryeministrit Haradinaj në emisionin “Zona B” në televizionin KlanKosova

3 Dhjetor, 2018

Prishtinë, 3 dhjetor 2018

Në një intervistë në televizionin KlanKosova për emisionin “Zona B”, kryeministri Haradinaj ka folur për vizitën e komisionerit Hahn, liberalizimin e vizave, taksën e vendosur për produktet serbe dhe atyre të Bosnjës.

Fillimisht i pyetur nëse është dorëzuar nga kërkesat që Hahn i ka paraqitur lidhur me taksën, kryeministri Haradinaj, tha se ne e kemi pësuar në zgjidhjet një nga një, sepse Serbia ka luajtur, siç tha ai, shah me Kosovën dhe në atë lojë ka marrë atë që i është nevojitur dhe e vetmja mënyrë për ta zgjidhë çështjen e taksës definitivit, është marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje, ku njëri nga kapitujt do të jetë edhe kapitulli i tregtisë së lirë.

Në pyetjen se si është e mundur që të plotësohen kushtet dhe të mos ketë liberalizim të vizave, siç, ndoshta do të pyeste secili qytetar dhe se a ndihet i tradhtuar nga Bashkimi Evropian për këtë proces, kryeministri Haradinaj tha se nuk do të dorëzohet edhe pse e dinë mirë që një proces i vonuar nuk është më sukses i arritur, por gjithsesi është nevojë liberalizimi i vizave, një gjë elementare e njerëzve të Kosovës.

Se si ka lindur ideja e taksës njëqind për qind, kryeministri Haradinaj shpjegoi se kjo ka lindur duke pasur parasysh veprimet e vështira të Serbisë karshi Kosovës.

“Ky vendim i marrë i Kosovës tani, është vendim që ka peshë të madhe dhe pesha e tij është vetëm tavolina e parë ku bisedohet njohja”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se taksa nuk do të hiqet, pos me njohje.

Edhe për tema të tjera, intervista e kryeministrit Haradinaj mund të ndiqet e plotë në videon e bashkangjitur.

Last modified: 3 Dhjetor, 2018

Comments are closed.

×