Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Pressing” të televizionit T7

13 Dhjetor, 2018

Prishtinë, 13 dhjetor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Pressing”, të televizionit T7, foli për ditën, pra 14 dhjetor 2018, në të cilën ditë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë për ndryshimin e ligji tpër FSK-në, duke u bërë kështu kjo forcë, ushtri e Kosovës, por edhe për shumë tema të tjera aktuale politike.

Kryeministri Haradinaj tha se beson që nesër do të ndodhë ajo që është e drejtë për të ndodhur, që Parlamenti, deputetët, të votojnë, unanimisht tri ligjet për ushtrinë e Kosovës.

“Kjo është një arritje logjike, është një proces i gjatë, ky është fundi logjik. Pra, ka pasur opsione të tjera të këtij procesi, por ky është fundi logjik, ky është realiteti i procesit të mandatimit të ushtrisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se do të kemi ushtri të Kosovës dhe ajo ushtri e ka emrin FSK.

“Në disa vende të botës, ushtria e ka emrin Forca të Armatosura ose edhe Forca të Sigurisë. Pra, ka plot vende me peshë, me ushtri shumë të avancuara, kanë këta emra, por mandati i tyre është ushtria”, duke shtuar se ushtria është ushtri, as ma pak as më shumë, është ushtri, emrin e ka FSK dhe mandati i saj është fuqiplotë.

Kryeministri Haradinaj tha se janë të interesuar që të japin përkrahje për paqe edhe në Kosovë, edhe më gjerë në vende të largëta të krizave.

“Ne jemi nisur që moti, por kemi mbërri të fundit. Pra, ushtari i Kosovës po mbërrin i fundit në rreshtin e ushtrive, por kjo nuk na bënë më pak të zot e me më pak nder, sepse ne, edhe duke qenë jashtë rreshtit të ushtrive, nuk kemi prapa nesh krime, gjenocide, fatkeqësi për popujt tjerë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova nuk e bënë ushtrinë e vet për ta përdorë kundër popullit të vet dhe nuk e fillon doktrinën e vet ushtarake, si doktrinë me përdorë për ta përdor kundër popullit të vet.

Kryeministri Haradinaj, më tutje shtoi, se serbët e Kosovës janë njerëz të lirë të saj, janë në shtëpitë e tyre, në token e tyre, në atdheun e tyre. “Kosova është vendi i tyre”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se në ditën e votimit janë edhe më të sigurt, sepse Kosova është edhe më e sigurt.

Kryeministri Haradinaj, foli po ashtu edhe rreth deklaratave të liderëve serbë në rastin e formimit të ushtrisë, ashpërsimet e fjalorit të tyre, por edhe për shumë tema të tjera në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Por, për më gjatë, mund të ndiqni videon e bashkëngjitur.

Last modified: 13 Dhjetor, 2018

Comments are closed.

×