Zyra e Kryeministrit

Intervistë e Kryeministrit Haradinaj në emisionin “Pressing” në T7

3 Janar, 2019

Prishtinë, 3 janar 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Pressing” rrëfeu për jetën e tij.

I pyetur se a ka ëndërruar që ta ketë këtë jetë që ka sot, kryeministri Haradinaj tha se si fëmijë ka pasur ide protagoniste, por jo të definuar se çka dhe si.

“Jemi rritur në një atmosferë që ta duam Shqipërinë, të urrejmë Jugosllavinë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se në fshatin e tij në Gllogjan, ka pasur 22 kulla dhe ka pasur hijeshi të jetosh aty.

Më tutje, kryeministri Haradinaj foli për punët që ka kryer në fushë, për të mbjellat dhe të tjerat ndodhi në familjen e tij.

Kryeministri Haradinaj tha se si ushtar ka shërbyer në Pirot dhe rrëfeu se është pyetur atje për familjen e tij, duke i thënë se si familje nuk qenkan pajtuar kurrë me Jugosllavinë, me proceset dhe se janë e keqja e atyshme.

“Flas katër gjuhë. Edhe italishten e kam ditur, por me ka ik tash dhe nuk besoj se mund të flas mirë. Kam jetuar edhe në Zvicër dhjetë vjet në pjesën ku flitet gjuha frënge, prandaj edhe gjuhën frënge e flas mirë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për interesimin e tij për shkencën, për të studiuar fizikën dhe astronominë, por u pyet edhe se a beson në Zot, për të cilin tha se beson se ka Zoti ka krijuar gjithësinë.

Në rrëfimin e tij për jetën në Zvicërr, tha se ka punuar në një punëtori me sharrë drurësh, ka punuar si kopshtar, trajner sporti, rojë tek objektet e natës, por edhe punë të tjera.

Kryeministri Haradinaj rrëfeu poashtu edhe për kontaktet që ka pasur me njerëzit e lëvizjes ilegale, duke kujtuar se nga lufta e kroatëve, kanë marrë shumë shembuj të mirë se si të luftojnë për të drejtat e veta dhe të jenë shembull edhe shqiptarëve për të bërë një gjë të tillë.

Kryeministri Haradinaj poashtu rrëfeu edhe për luftën që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vrasjen e vëllezërve, Shkelzenit dhe Luanit dhe rreziqet e mundimet e shumta, betejën e Gllogjanit, e cila ka qenë fituese ndaj serbëve.

Edhe rrëfime të tjera për jetën e tij foli kryeministri Haradinaj, të cilat mund të ndiqen në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 3 Janar, 2019

Comments are closed.

×