Zyra e Kryeministrit

Intervistë e Kryeministrit Haradinaj në emisionin “Opinion” në Tv Klan

19 Shtator, 2018

Tiranë, 19 shtator 2018

Në intervistën për emisionin “Opinion” të televizionit Klan, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj foli rreth zhvillimeve politike në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nga ndërrimi i moteve nuk do të ketë më barrikadë fizike në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri Haradinaj foli edhe, siç e pyeti edhe Blendi Fefziu, moderator i emisionit, rreth marrëveshjes për shkëmbim të territoreve, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se ka dijeni periferike rreth këtij plani, por asnjëherë nuk është ndodhur para këtij plani.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka nevojë për një marrëveshje me Serbinë, ligjore, obligative për njohje, mirëpo që nuk mendohet dhe synohet një marrëveshje duke hapur atë që është arritur dhe vënë në pikëpyetje të arriturën tonë, pra, Kosovën e pavarur, me territorin e vet, kushtetutën e vet dhe nuk mendohet se është zgjidhje.

Kryeministri Haradinaj tha se të gjitha përpjekjet tona për të qenë vetvetja, janë përmbushur me vendimin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, me kufijtë aktual dhe me këta kufij na kanë njohur aq shume vende të botës dhe se do të ishte një kthim prapa, hapja ose vënia në pikëpyetje e të arriturave tona.

“E drejta e Kosovës, nuk është vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndërkombëtarëve, por është për shkak të së drejtës së popullit të vet”, tha kryeministri Haradinaj ndër të tjera në këtë intervistë.

Por, për më shumë, mund ta ndiqni të tërën në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 19 Shtator, 2018

Comments are closed.

×