Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Klan Debat” të televizionit Klan i Maqedonisë

28 Dhjetor, 2018

Prishtinë, 28 dhjetor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë për emisionin “Klan Debat” të televizionit Klan i Maqedonisë, foli për zhvillimet e fundit politike në vend, arritjet e qeverisjes dhe tema të tjera me rëndësi për vendin.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka qenë duke shkuar drejt një bankroti ekonomik, duke filluar me energjinë, duke mos u prodhuar fare ajo; edhe në temat të mbetura peng, të pazgjidhura, me të cilat është përball si kryeministër me të marrë detyrën, por që tani shumë prej tyre kanë marrë kahen e duhur.

Kryeministri Haradinaj, më tutje foli për ligjet, të cilat janë proceduar në Kuvend, si ai për Pagat, i cili ligj i ka munguar Kosovës dhe tha se sot është një situatë tjetër në vend, duke pasur po ashtu edhe shumë sfida, si gjendja në arsim, ajo në shëndetësi.

“të gjitha këto sfida që i ka Kosova, ne jemi të vetëdijshëm, në planin regjional, ndërkombëtar, por ajo që iu siguroj, është që kemi të bëjmë me një Kosovë që është vetvetja”, tha kryeministri Haradinaj.

I pyetur për marrëdhëniet pozitë – opozitë, kryeministri Haradinaj tha se atë të cilën duhet cekur lidhur me bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës, është vota për ushtrinë; pastaj për marrëveshjet ndërkombëtare, që janë të fondit IPA; por ka raste që edhe kur njëri-tjetrit mundohen t’ia heqin kuorumin ose kritikuar për ato që i ka bërë ose jo.

“Në Kosovë ka një debat demokratik, një marrëdhënie demokratike mes pushtetit dhe opozitës”, tha kryeministri Haradinaj.

Me tutje, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka disa dështime, si mos anëtarësimi në Interpol, por edhe përkundër fushatës së egër të Serbisë kundër Kosovës, sidomos letra nga kryeministrja serbe dërguar shteteve të rajonit, për ta hequr njohjen e Kosovës, Kosova i është përgjigjur duke vënë masa mbrojtëse, si tarifa për produktet serbe.

“Ne jemi të interesuar për fqinjësi të mirë, qoftë edhe pa njohje, pro që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, edhe tregtinë e lirë e kemi interes, mirëpo jo tregti të lirë me Serbinë, e cila e shfrytëzon këtë për ta shkatërruar Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për temat, si, ideja e korrigjimit të kufijve, arritja e marrëveshjes me Serbinë dhe tema të tjera me rëndësi për vendin dhe sidomos për zhvillimet e fundit.

Të gjitha këto, mund të ndiqen në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 28 Dhjetor, 2018

Comments are closed.

×