Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Jeta në Kosovë”

28 Mars, 2019

Prishtinë, 28 mars 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, foli për zhvillimet politikë në vend, koalicionin PAN, si dhe tema të tjera me rëndësi.

Kryeministri Haradinaj, në këtë intervistë, duke folur për trashëgiminë në pronë të femrës, tha se në momentin kur i jepet femrës trashëgimi në pronë, i mundësohet pjesëmarrja aktive në atë se çfarë ndodhë në jetë.

I pyetur se a është pishman që ka hyrë në koalicion me PDK-në, tha atëherë koalicioni ka pas disa argumente pse duhet të ndodhë  dhe i falënderoi për besimin që ia kanë dhënë.

“Janë dy momente pse ndodhemi në punë, ajo për çka janë temat që na presin, pastaj është ndjenja dhe ajo nganjëherë edhe lëndohet”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, tha se ky koalicion, megjithatë lëndimet e ndonjëhershme, në temat që janë me rëndësi për vendin, e kanë dhënë provimin, po përballet me realitetin.

“Temat shtetërore, megjithë debatet e brendshme që ekzistojnë, epilogun nuk e kanë negativ”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe atëherë kur ka dalë në tubime zgjedhore me kryetarin Veseli e Limaj, iu ka thënë se iu ka borxh për besimin dhe se këtë borxh do t’ia kthejë qytetarëve.

Kryeministri Haradinaj, tha se si kryetar i Qeverisë, nuk guxon që vendimet t’i përshtat vetëm për shkak të pikëpamjeve të koalicionit, por që duhet ta mbrojë interesin e Kosovës.

Intervista e plotë e kryeministrit Haradinaj, mund të ndiqet në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 28 Mars, 2019

Comments are closed.

×