Zyra e Kryeministrit

Intervistë e Kryeministrit Haradinaj në emisionin “Argument Plus” në Radiotelevizionin 21

28 Dhjetor, 2018

Prishtinë, 28 dhjetor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Argument Plus” foli për vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, për të cilin shprehu dhimbje dhe tha se kjo do të shërbejë si moment kthese, por, gjithashtu foli edhe për tema të tjera me rëndësi që kanë përcjellë vitin 2018.

Kryeministri Haradinaj shtoi më tutje se rastet e fundit që po ndodhin në Kosovë, do të shtojnë protokollin e patrullimit dhe Policia e Kosovës do të jetë më ndryshe e armatosur.

“Janë tri ligje bazike për Policinë, Sigurimet Shëndetësore, Sigurimi Pensional dhe Sigurimi Jetësor dhe të cilat janë në proces”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se siguria, rendi dhe ligji duhet të jenë në nivel dhe beson se në Kosovë nuk do të ketë më vend për kriminelë.

Kryeministri Haradinaj, si të arritur kryesore për vitin 2018, përmendi prodhimin e energjisë, autorruga Prishtinë-Shkup, taksa e vendosur për produktet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ushtria e Kosovës, është e arritur e shekullit”, tha kryeministri Haradinaj.

Për tema të tjera, për të cilat foli kryeministri Haradinaj, si, dialogu, mund të ndiqni të plotë videon e bashkëngjitur.

Last modified: 28 Dhjetor, 2018

Comments are closed.

×