Zyra e Kryeministrit

Intervista e Kryeministrit Ramush Haradinaj në emisionin “Info Magazine” të televizionit Klan Kosova

7 Nëntor, 2018

Prishtinë, 7 nëntor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Info Magazine” të televizionit Klan Kosova, foli për vendimin e Qeverisë lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës; dialogun me Serbinë; liberalizimi i vizave; dhe çështje të tjera.

Kryeministri Haradinaj tha se Serbia eksporton në tregun e Kosovës mallra me vlerë qindra milionëshe, ndërsa veprimet i ka armiqësore ndaj Kosovës. Ato më të rëndat janë kërcënimet e familjeve të pjesëtarëve të FSK-së. Njëkohësisht Bosnja dhe Hercegovina e ka shfrytëzuar çdo rast për tu sjellë armiqësisht ndaj Kosovës; bllokimi i mundësisë për të lëvizur, mosnjohja e dokumenteve, pastaj arroganca e Republikës Srpska e Bosnjës dhe veprime të tjera, kanë bërë që Qeveria të veprojë kështu.

“Ka pasur shpresë që proceset do të shkojnë kah një normalizim, por meqë po hetohet një rritje e intensitetit të veprimeve armiqësore, atëherë edhe ne vepruam”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është unike në këtë masë të vendosur dhe nuk është mirë që dikush të besojë se kjo nuk është për pak ditë.

Kryeministri Haradinaj, në lidhje me dialogun me Serbinë, tha se, janë për dialog dhe se s’janë tërhequr asnjëherë, por që nuk mundet që edhe të dialogohet edhe të kërcënohen njerëz dhe në rastin e vendosjes së masave, është bërë diçka legjitime.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se ideja për ndarje të Kosovës nuk është nga të huajt, ajo është e serbëve.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen nga ana e saj, duke thënë se nuk pranohet njohja duke falur tokë; kushtet për liberalizimin e vizave, për të cilat tha se janë plotësuar dhe nuk ka logjikë që të mos futet në agjendë të BE-së; formimi i ushtrisë, dhe shumë të tjera tema.

Videoja e bashkëngjitur është më gjerësisht dhe aty mund të ndiqet e plotë intervista.

Last modified: 7 Nëntor, 2018

Comments are closed.

×