Zyra e Kryeministrit

Intervista e Kryeministrit Haradinaj në “Zona B” të televizionit Klan Kosova

17 Shtator, 2018

 Prishtinë, 17 shtator 2018

Në intervistën në “Zona B” i ftuar te Baton Haxhiu, kryeministri Haradinaj fillimisht u shpreh i entuziazmuar me fillimin e projektit për të pastruar Kosovën, i cili filloi me 15 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Kryeministri Haradinaj në këtë intervistë foli për rastin Blakaj, përfshirjen e 12 personave, në mesin e të cilin oficerë të lartë të UÇK-së dhe TMK-së në aktakuzën e Prokurorisë së Kosovës për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Kryeministri Haradinaj nuk komentoi gjatë rreth kësaj, por tha se është krenar që ka qenë pjesë e UÇK-së.

“Rroftë UÇK-ja për jetë e mot dhe poshtë ata që dëshirojnë t’i poshtërojnë me çfarëdo mënyrë, sepse kanë për të dështuar çdoherë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për shumë tema të tjera, por më gjerësisht mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 17 Shtator, 2018

Comments are closed.

×