Zyra e Kryeministrit

Intervista e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Pressing”

12 Nëntor, 2018

Prishtinë, 12 nëntor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin “Pressing” të televizionit T7, ka folur rreth zhvillimeve të përgjithshme në vend.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj, i pyetur rreth postimit të fotografisë nga ana e presidentit Thaçi bërë me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se Kosova i takon sferës së interesit amerikan dhe evropian dhe që janë në konflikt me sferën e interesit rus. “Nga ky takim, nuk shoh shumë ndryshim, sa i përket interesit të Kosovës dhe duke qenë kështu, mendoj se ne është më mirë të fokusohemi tek aleatët tanë”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se nuk do të merrte iniciativë për takime bilaterale, duke pasur parasysh që Kosova i takon sferës së interesit amerikan.

Kryeministri Haradinaj tha se të gjithë në Kosovë duan marrëveshje, por jo edhe me ndarje të vendit. “Në momentin kur dikush e vë firmën ose paragrafin në një dokument ku cenohet territori, do të ndodhin ato që kanë ndodhur me presidentët tjerë, në këtë rast me presidentin, kryeministrin, askush se ka të drejtën, as mandatin që të ofrojë zgjidhje që prek territorin e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nuk është në mandat prekja e territorit të vendit dhe me automatizëm është jokushtetuese.

Kryeministri Haradinaj tha se agjenda ruse në Ballkan, është një agjendë penguese ndaj agjendës së perëndimit, penguese, sepse thyhen shtizat e interesit dhe këtu, Kosova i takon perëndimit, është euroatlantike. “Marrëveshja, e cila sillet dhe prek në kufijtë e Kosovës, atëherë ne, (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), do t’i vëmë nënshkrimet të parët për të shkarkuar Presidenti”, tha kryeministri Haradinaj.

Për temat, si, dialogu me Serbinë, masat e vendosura ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, si dhe shumë çështje të tjera, me të cilat përballet Kosova aktualisht, kryeministrin Haradinaj, në videon e bashkëngjitur, mund ta ndiqni e plotësisht.

Last modified: 12 Nëntor, 2018

Comments are closed.

×