Zyra e Kryeministrit

Informim për qytetarët: ÇËSHTJA E AUTORIZIMEVE PËR NGASËSIT E VETURAVE

23 Dhjetor, 2015

Prishtinë, 23 dhjetor 2015
 
Të nderuar qytetarë,

Gjatë ditëve të fundit ka pasur informime të ndryshme lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel me 21 nëntor 2011. Paqartësitë kanë qenë të lidhura me njohjen e autorizimeve për ngasje të veturës të lëshuara nga autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës. Në disa raste, pala serbe në shkelje të zbatimit të Marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nuk ka lejuar qytetarët e Kosovës ngasës të veturave me autorizim që të kalojnë kufirin në mes të dy shteteve.

Pas intervenimeve të ekipit të dialogut dhe diskutimeve në kuadër të nivelit teknik të zbatimit të marrëveshjes së për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM), është qartësuar çështja me palën serbe dhe rrjedhimisht është hequr kjo pengesë.

Prandaj, informojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se gjatë kalimit të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për ngasësit e veturave me autorizim kalimi mund të bëhet pa pengesa.

Për çfarëdo pengesash eventuale në çështjen e autorizimeve nga Kosova për ngasësit e veturave, ju lutem që të kontaktoni në këtë adresë:
 
ZYRA E MINISTRES PËR DIALOG, EDITA TAHIRI
Email: visar.piperku@rks-gov.net

Last modified: 23 Dhjetor, 2015

Comments are closed.

×