Zyra e Kryeministrit

Hapet Java e Krenarisë, organizuar nga Zyra e Kryeministrit dhe organizatat e shoqërisë civile

6 Qershor, 2022

Prishtinë, 6 qershor 2022

Me një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sonte u bë hapja e Javës së Krenarisë.

Në këtë ceremoni, me fjalë rasti u drejtuan znj.Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, z.Jeffrey M. Hovenier, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, z.Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe z.Arber Nuhiu, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Duke ritheksuar rëndësinë e miratimit të Kodit Civil, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini shprehu angazhimin e Zyrës së Kryeministrit për shoqëri gjithëpërfshirëse, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Hapja e Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë u paraprinë aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×